Ulet rreziku nga përmbytjet

Shqipëria

Ulet rreziku nga përmbytjet

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 13:27
Pamje nga permbytjet

Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja e lumenjëve në të gjithë territorin.

Nga përllogaritjet e fundit, IGJEUM parashikon që prurjet e lumenjve, do të kthehen në nivele normale për stinën dhe nuk janë të rrezikshme për përmbytje.

“Sot pasdite (e hënë, dt.04) reshjet do të vazhdojnë, por në zona më të kufizuara. Intensiteti i tyre do të jetë i dobët në shumicën e rasteve, por në disa raste ato do të jenë intensive shoqëruar me shtrëngata, kryesisht në qarqet e Veriut dhe të Qendrës (me kohëzgjatje të shkurtër), thotë Instituti i Gjeoshkencës.

Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit. Ndërsa ditën e nesërme nuk priten reshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat