Ushtria bën bilancin, 89 persona shpëtuan nga përmbytjet

Shqipëria

Ushtria bën bilancin, 89 persona shpëtuan nga përmbytjet

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 13:42
Përmbytjet në Shqipëri

Janë rreth 400 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët janë angazhuar në terren për evakuimin e banorëve që rrezikoheshin nga përmbytjet.

Në total janë evakuuar deri më tani 89 persona, gjatë natës së mbrëmshme në zonat pranë lumit të Vjosës.

“Batalioni i këmbësorisë është nisur drejt fshatit Roms të Mallakastrës për të ngritur një çadër për një familje, banesa e të cilëve është përmbytur”, thanë burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes.

Ata kanë me vete krevatë dhe veshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat