Përmbytjet “gjunjëzojnë” Shijakun, shemben tre ura, izolohen banorët e disa fshatrave

Shqipëria

Përmbytjet “gjunjëzojnë” Shijakun, shemben tre ura, izolohen banorët e disa fshatrave

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 17:01
Pamje nga permbytjet

Situata me përmbytjet në mbarë vendin vijon të jetë tejet e rënduar, ndërkohë që reshjet e shiut dhe vërshimet nuk ndalen.

Së fundmi mësohet se tre ura janë shembur në Shijak, si dhe janë bllokuar fshatrat Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel. Të tre fshatrat në fjalë janë të izoluar pasi qarkullimi i automjeteve në rrugët hyrëse është i pamundur.

Ndërsa probleme ka edhe në Ballias, pasi janë bllokuar rrugët.

Deri tani raportohet se janë përmbytur 50 banesa, 40 familje janë evakuuar, vijon operacioni nga Emergjencat Civile për shpëtimin e banorëve të tjerë që janë në rrezik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat