Përmbytjet/ Policia këshillon qytetarët: Kujdes në këto akse rrugore

Shqipëria

Përmbytjet/ Policia këshillon qytetarët: Kujdes në këto akse rrugore

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:24
Përmbytjet në Shqipëri

Nisur nga situata meteorologjike e 24 orëve të fundit, me qëllim informimin mbi kalueshmërinë e akseve, Drejtoria e Policisë Rrugore ju informon: 

Akset rrugore kryesisht janë të kalueshme me përjashtim të Qafë-Kashar -Vorë -Qafë Kashar ku punohet intensivisht për zhbllokimin e rrugës në të dyja kahët.

Segmenti Tiranë-Rinas, aksi që lidh aeroportin është i kalueshëm.

Ndërkohë problem paraqet aksi rrugor Fushë Krujë – Kurbin. Policia ka bërë devijimin mjeteve në aksin e vjetër pasi aksi rrugor është mbuluar nga uji në zonën e Dervenit.

Segmenti rrugor Arapaj-Ndroq, është i hapur.

Në akset e tjera ka prezencë të ujit, por trafiku vazhdon i rrjedhshëm, gjithashtu edhe në qendrat e banuara ka prezencë të rritur të ujit, por trafiku i mjeteve vazhdon të jetë i menaxhueshëm.

Drejtoria e Policisë Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të kufizojne sa më shumë të jete e mundur qarkullimin me mjete si dhe të informohen më parë për akset rrugore problematike.

Sugjerojmë drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Jugut, përdorimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan-Peqin.

Gjithashtu, u kujtojmë drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës që të tregohen të kujdesshëm duke respektuar informacionet që jep Policia Rrugore.

Shoferët, për shkak të terrenit me lagështirë, ku nuk mungojnë edhe inertet apo gurët, situatës me mjegull, të tregohen të kujdesshëm në respektimin e kufijve të shpejtësisë, distancat e sigurisë mes mjeteve, parakalimet e gabuara. Rikujtojme gjithashtu përdorimin e rripave të sigurimit, kaskave mbrojtëse.

Policia Rrugore ka kërkuar që në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë të ndërpritet qarkullimi i mjeteve kamione me inerte dhe me krom pasi prezenca e tyre në fluksin e qarkullimit bëhet shkak për bllokimin e rrugës dhe për mosdhënien e ndihmës për mjetet e tjera nga ana e shërbimeve dhe emergjencave.

Policia e Shtetit kërkon mirekuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës për masat e marra dhe devijimet që synojnë vetëm sigurinë e qytetarit. ? 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat