Kjo është situata e porteve në Shqipëri

Shqipëria

Kjo është situata e porteve në Shqipëri

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 11:58
Ilustrim

Më shumë se 24 orë nga përmbytjet në Shqipëri kjo është panorama e porteve kombëtare

INFORMACION PER SITUATEN NE PORTE

 PORTI I DURRESIT
Situata aktuale ne Port eshte ne kontroll.
Ne dispozicion dhe gatishmeri te plote teknike te gjitha mjetet tona, sikurse 2 zjarrfikse, ambulancen, mjetet e renda operacionale etj.

Ne gatishmeri te gjithe forcat e sigurise Portuale, ato operacionale, dispecerise si edhe te administrates.

Komunikim dhe Bashkpunim non stop me Kapitenerine e Portit, per kete krijuam kushtet dhe strehuam ne kohen e duhur ne kalatat e portit te dy anijeve qe furtuna i zuri ne rade, po keshtu edhe te disa anijeve dhe varkave te peshkimit.

Ne Infrastrukture nuk kemi probleme fale masave te marra ne kohe per funksionimin e kanaleve shkarkues te ujrave "te bardhe" nga sheshet dhe kalatat.

Jane zbatuar me perpikmeri dhe ne kohe te gjitha kerkesat specifike teknike te cilat detyrohemi te marrim ne situata te tilla, sikurse ndalimi i te gjithe operacioneve, sidomos atyre te vincave portual per shpejtesi te eres mbi 15 m/ sek por edhe te tjera qe jane te lidhura jo vetem me ndalimin e punimeve por ne menyre te vecante me sigurimin e vincave portuale ne kalata ne kushtet ekstreme te motit.

Ka pasur dhe ka nje komunikim dhe bashkerendim te veprimeve me te gjithe subjektet privat qe operojne ne port, sikurse Koncesionaret, stivadosret dhe gjithe subjekteve te sherbimit apo atyre operacional.

Jane marre te gjitha masat dhe deri tani kane funksionuar ne menyre te plote te gjithe gjeneratoret e energjise (emergjences) e portit, per pasoje me gjithe luhatjet e medha te energjise te mos kemi asnje problem me ndricimin, kamerat e sigurise portuale apo edhe te gjithe sistemit IT, teper te rendesishem per ne.
 
 PORTI I SARANDES

Ne portin e Sarandës qe nga dita e djeshme eshte nderprer transporti i udhetareve me tragete. Tragetet e udhetareve jane bllokuar nga kapiteneria e Korfuzit per arsye te kohes se keqe.
                    
PORTI I VLORES

Në portin e Vlores, një pjesë e portit është përmbytur duke qënë se është në të njëjtin nivel me detin. E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët hyrëse të tij. Për zgjidhjen e këtij problemi është vënë në punë një pompë për largimin e ujit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat