Çfarë lanë pas përmbytjet, shihni pamjet nga qendra tregtare në autostradë

Shqipëria

Çfarë lanë pas përmbytjet, shihni pamjet nga qendra tregtare në autostradë

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 08:34
Pamje nga video

Pamjet që shihni vijnë nga autostrada Tiranë-Durrës, konkretisht tek “City Park”, pak orë pas përmbytjeve.

Duket sikur gjithçka i ngjan një vendi që sapo ka shpëtuar nga një uragan. Në videon e publikuar nga JOQ, shihen makina të shkatërruar nga uji dhe të bllokuara si dhe mbeturina pa fund.

Që prej pasdites së djeshme situata u paraqit tepër problematike në këtë vend, ku të bllokuar mbetën shumë qytetarë, mes tyre dhe fëmijë. Niveli i ujit në këtë zonë ishte shumë i madh, aq sa në autostradën Tiranë-Durrës disa përdorën si mjet udhëtimi edhe gomone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat