Autostrada Tiranë-Durrës me probleme, vetëm njëri kah i kalueshëm

Shqipëria

Autostrada Tiranë-Durrës me probleme, vetëm njëri kah i kalueshëm

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 08:16
Autostrada Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës vijon të jetë e zhytur nën ujë. Pas gjendjes së rënduar që u krijua pasditen e djeshme ku shirat e rrëmbyeshëm përmbytën rrugën duke detyruar disa qytetarë të udhëtonin edhe me gomone, siç duket situata është rregulluar disi.

Sipas informacioneve, mësohet se aksi Tiranë-Durrës është i kalueshëm me vështirësi, ndërkohë ai nga Durrësi për në kryeqytet është ende i pakalueshëm. Policia e Shtetit njofton se aktualisht aksi Ndroq-Durrës është i kalueshëm për drejtuesit e mjeteve, ndërkohë që dje u bllokua nga prurjet e mëdha të ujit.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se mbi 300 persona janë evakuuar nga rreziku që i kanosnin përmbytjet, pasi banesat e tyre u përfshinë nga uji. Ndërkohë, në terren janë angazhuar 500 ushtarakë të Forcave të Armatosura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat