Zëvendësministri i Mbrojtjes flet mbi përmbytjet: Situatë e rrezikshme, ja ç’po ndodh

Shqipëria

Zëvendësministri i Mbrojtjes flet mbi përmbytjet: Situatë e rrezikshme, ja ç’po ndodh

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 23:11
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka folur në lidhje telefonike për “Abc News” rreth situatës së rëndë me përmbytjet në mbarë territorin e vendit.

Sipas Koçit, situata paraqitet e rrezikshme dhe reshjet pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Situata paraqitet potencialisht e rrezikshme. Deri tani kemi pak efekte të krizës së shirave të shumtë. Kemi bllokim të autostradës Tiranë-Durrës dhe një bllokim të rrugës Gjirokastër-Kakavijë. Pritet që në 24 orët e ardhshme të kemi rritje të reshjeve. Kemi dërguar 3 motorpompa në autostradën Tiranë-Durrës por nëse reshjet vazhdojnë, do të jetë i vështirë qarkullimi i mjeteve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat