Basha i përgjigjet sfidës së Ramës... plasin të qeshurat nga dy lapsuset e liderit të PD

Shqipëria

Basha i përgjigjet sfidës së Ramës... plasin të qeshurat nga dy lapsuset e liderit të PD

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 16:18
Lulzim Basha

Pak minita më parë kryeministri Edi Rama i ka bërë një sfidë të hapur liderit të opozitës, duke i thënë se nëse është e vërtetë se koncensionet që do të jepen për inceneratorët në 3 qytete të vendit janë 400 mln euro, siç dhe pretendon Basha, atëherë ai do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të qeverisë.

Por menjëherë pas përfundimit të fjalës së tij në parlament, Lulzim Basha ka shkuar në foltore dhe me një letër të projektit në fjalë ka nisur të bëjë llogaritë. Por teksa kryente shumëzimet e mbledhjet, kryedemokrati ka bërë dy gafa.

"Për 7 vjet, nga 7 milionë dollarë, 7 x 7 janë 42 milionë", tha Basha por menjëherë nga salla ka patur reagime në shenjë revoltimi. Në kahun e socialistëve një deputet ka bërtitur “bëjnë 49”.

Por kreu i PD-së bëri dhe një tjetër gafë pak sekonda më pas kur tha se 49 plus 36 bëjnë 95 (kur në fakt bëjnë 85). 

Në këtë moment plasën të qershurat në kuvend dhe Lulzim  Basha u vu në siklet për shkak të dy lapsuseve të tij. Edhe Rama nuk mundi ta mbajë të qeshurën.

Kryetari i PD-së kërkoi ndjesë që e kishte rrumbullakosur shifrën nga 350 mln që ishte në të vërtetë në 400 milionë, por njëkohësisht ka bërë ironi duke i thënë Ramës se i vjen keq që kishte gabuar për 50 mln më pak, pasi në fund të ditës, 350 mln eurot e tjera, kreu i qeverisë po bëhet gati t’ja vjedhë shqiptarëve.

“Të kërkoj ndjesë unë që nuk janë 400 milionë, por 385 milionë euro. Fitove ti, nuk do zhvasësh 400 milionë, por 350 milionë. Për këtë kërkon dorëheqjen time? Kërkoj ndjesë që të akuzova që me një kompani të vetme, me një person të vetëm bën 3 projekte me të cilat do ti marrësh shqiptarëve 350 milionë euro”.-tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat