Tirana në festë për Pavarësinë, flamuri ngrihet në sheshin “Skënderbej”

Shqipëria

Tirana në festë për Pavarësinë, flamuri ngrihet në sheshin “Skënderbej”

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 12:14
ilustrim

Tirana, ashtu si gjithë vendi feston sot 105-vjetorin e Pavarësisë dhe monumenti i Pavarësisë ka qënë plot me kurora lulesh.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i shoqëruar nga prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, kreu i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues të komuniteteve fetare, dhe qytetarë të Tiranës, vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë.

Me rastin e Festave Kombëtare, kryeqyteti është stolisur si kurrë më parë me flamuj kuq e zi, ku rrugët dhe institucionet kryesore janë mbuluar nga simbolet kombëtare.

Që në orët e para të mëngjesit, Kryebashkiaku Veliaj uroi shqiptarët Ditën e Flamurit, ndërsa i ftoi që t’i bashkohen aktiviteteve të shumta që ka organizuar Bashkia e Tiranës me këtë rast për të gjitha grupmoshat.

“Tirana stolisur si kurrë më parë për Festat e Nëntorit. Koha xham, merr familjen e na u bashko në shesh sot!”, shkruan Veliaj. Ndërkohë, në orën 11:00, organizohet dhe ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin “Skënderbej”, ku do të marrë pjesë dhe kreu i bashkisë Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat