Seks me vajzën e mitur? Shokon me dëshminë 13-vjeçarja: Ne prej një viti…

Shqipëria

Seks me vajzën e mitur? Shokon me dëshminë 13-vjeçarja: Ne prej një viti…

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 13:16
Ilustrim

Pas arrestimit te te riut ne Fier, i kapur ne flagrance nga policia dhe i akuzuar se ka kryer marredhenie seksuale me nje vajze te mitur vetem 13-vjecare, vjen reagimi i pare i vajzes.

“Panorama” raporton se vajza ne polici ka deklaruar e qete se nuk eshte perdhunuar, por ka befasuar me deshmine e saj, teksa ka thene se ajo dhe djali i prangpsur jane prej nje viti ne nje lidhje intime bashke.

“Kam ikur me deshire nga banesa, ne te dy jemi prej nje viti te lidhur se bashku, jemi te dashuruar” ka thene vajza ne polici, duke theksuar se “Une i propozova te largoheshim”.

Policia e Fierit arrestoi sot në flagrancë shtetasin Oltjon Buzi, 22 vjeç, banues në Kallm, pasi dyshohet se ka kryer marredhenie seksuale me nje te mitur e cila ishte larguar nga banesa.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 23.11.2017, rreth orës 22:30, në fshatin Kallm i Madh, është kapur në flagrancë me një vajzë të mitur 13 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa e saj. Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën”- tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” parashikuar nga Neni 100 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat