Gjiknuri: Vitin tjetër përfundon rruga Tiranë-Elbasan, aeroportet e reja që do ndërtohen

Shqipëria

Gjiknuri: Vitin tjetër përfundon rruga Tiranë-Elbasan, aeroportet e reja që do ndërtohen

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 11:49
Damian Gjiknuri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, ka folur ditën e sotme lidhur me buxhetin e ministrisë së tij, për vitin 2018.

Ai ka bërë me dije se rruga e re Tiranë-Elbasan, pritet që të përfundojë vitin tjetër, ndërsa ka paraqitur edhe projektet për ndërtimin e dy aeroporteve.

“Rruga e re Tiranë-Elbasan përfundon vitin tjetër dhe do të ketë më pak trafik për qytetarët që kanë hasur probleme, sepse do të lidhet edhe me segmentin Tiranë-Durrës. Do të hapim dhe kompletojmë projektin e ri që ka të bëjë me by-pass-in e Tepelenës, që kompleton gjithë aksin nga Levani deri në Kakavijë dhe pjesën tjetër që shkon në Sarandë.

Do të nisim lotin e dytë të rrugës Korçë-Ersekë, me rrjet të ri rrugor. Edhe Rruga e Kombit, që duhet të themi se është një rrugë e pa-përfunduar, do të nisë të plotësohet nga Kukësi deri në Morinë, për ta bërë siç duhet të jetë. PPP-të janë me financime të qëndrueshme, me hapësira nga buxheti i shtetit, nga projekte afatgjata. Kemi plane edhe për promovimin e mundësisë së ndërtimit të aeroporteve të reja, një konsorcium turk ka shprehur interes për aeroportin e Vlorës dhe po bën fizibilitetin, ndërkohë që synohet edhe një aeroport turistik në Sarandë, me kapacitetet turistike që ka Saranda, ka shumë mundësi që ta justifikojë ngritjen e një aeroporti”., tha Gjiknuri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat