E zbulon ministri: Në Shkodër veprojnë edhe 2 grupe kriminale përveç 'Balerinave'

Shqipëria

E zbulon ministri: Në Shkodër veprojnë edhe 2 grupe kriminale përveç 'Balerinave'

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 13:06
Fatmir Xhafa

“Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit ‘Forca e Ligjit’: Një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër”.

Kështu Brendshëm Fatmir Xhafa në Twitter, duke iu referuar aksionit shkruan ministri i të djeshëm në Shkodër, ku u shkatërrua një rrjet prostitucioni dhe 7 persona u vunë në pranga.

Pasi zbulon se në Shkodër veprojnë edhe dy grupe të tjera kriminale përveç atij të pagëzuar “Balerinat", Xhafa i jep merita edhe Prokurorisë për aksionin e finalizuar.

“Përkushtim e profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër e Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve!FLM!”, shton ministri në statusin e tij në Twitter.

Operacioni “Forca e Ligjit” ka qëllim realizimin shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat