‘Mos ma prek Valbonën’, qindra qytetarë protestë para Kryeministrisë

Shqipëria

‘Mos ma prek Valbonën’, qindra qytetarë protestë para Kryeministrisë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 15:03
Protestë para Kryeministrisë

Shoqërisë Civile dhe ambientalistë, janë bërë bashkë ditën e sotme për të protestuar kundër ndërtimit të disa HEC-eve në Valbonë.

Me pankarta në duar, ku shkruhej ‘Mos ma prek Valbonën’, ata kanë protestuar para Kryeministrisë, duke I bërë thirrje kryeministri Edi Rama që të ndërhyjë dhe të ndalojë këtë masakër që po I bëhet zonës së Valbonës në Tropojë.

“Mos ma prek Valbonën”,  “Stop HEC-et”, “Zëri i Tropojës, STOP HEC-et”, ishin vetëm disa nga parullat e tyre kundër ndërtimit të HEC-ve në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur më këtë çështje, duke thënë se qeveria e tij nuk ka dhënë asnjë leje, madje sipas tij, ai ka bllokuar disa leje për ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë, leje këto të dhënë nga qeveria e shkuar e PD-së.

Po ashtu, banorët e Valbonës kërkon ndalimin e ndërtimeve të këtyre HEC-eve edhe në gjykatë, por kjo i fundit u dha të drejtë ndërtuesve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat