Shpërthen Basha: Ky buxhet nuk ka asgjë për fëmijët e Bulqizës por “PPP” për miqtë

Shqipëria

Shpërthen Basha: Ky buxhet nuk ka asgjë për fëmijët e Bulqizës por “PPP” për miqtë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 11:14
Lideri i opozitës Lulzim Basha

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka marrë fjalën në parlament fill pas fjalimit të kryeministrit dhe i ka kujtuar Ramës kohën kur ai i niste fjalimet duke cituar Papën.

Por Basha shton se vetë Ati i Shenjtë ka folur për “politikanë dredharakë e manipulatorë që shkelin mbi njerëzit për pushtetin e tyre”, e sipas kryedemokratit duket sikur Papa ka patur parasysh Ramën kur është artikuluar në të tillë mënyrë.

“Asgjë nuk ke bërë e asgjë nuk ka buxheti i Shqipërisë për Bulqizën” u shpreh Basha, duke ju referuar replikës që kryeministri Rama i bëri gazetares italiane që kishte kryer reportazhin ku tregohej sesi fëmijët mblidhnin krom në Bulqizë.

“Ky na u shfaq në shtëpinë e një familje të thjeshtë, me arrogancë, ai gënjeu para shqiptarëve dhe botës duke i fshehur vuajtjet e fëmijëve të Bulqizës.

Atë ditë një qytetar i Bulqizës më shkruaji i revoltuar. Ai kishte shkuar në Bulqizë por karriget i kishte sjell nga Tirana. Rama trajton realitetin e tmerrshëm si një teatër. Vërtet ishte në Bulqizë, por nuk pa varfërinë. Nuk pa fëmijët që punoni si skllevër që treguan gazetarët italian. Ai nuk pa mjerimin që ishte në atë vend. Rama është shkëputur nga realiteti dhe nuk ka shprehjeje më të qartë  të shkëputjes siç është Buxheti i 2108. Nuk ka asnjë për fëmijët e Bulqizës, nuk ka asnjë shprese për të varfrit. Është një buxhet për krimin dhe klientët e Edi Ramës. “-tha Basha.

Në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm, kryedemokrati u shpreh se 3 janë problemet dhe shtyllat korruptive të buxhetit, futja në skemën e TVSH-së së bizneseve të vogla, heqja e TVSH-së për turizmin elitar dhe projekti 1 miliard euro përmes “PPP”, që Basha i zbërthen si “Pastrimi i Parave të Pista” të ardhura nga droga.

|3 propozime kryesore ka buxheti, i pari është detyrimi i cdo biznesi të vogël për të lëshuar faturën e TVSH-së. Është një masë që nuk do të zgjedhës asnjë përfitim buxhetor, por vetëm do të rrisë kostot. Prandaj është kundërshtuar nga të gjithë, nga FMN, nga Banka Botërore, nga ekspertët, nga sipërmarrësit e qytetarët.

Masa e dytë është heqja e tatimit mbi fitim dhe ulja e TVSH-së në 6% për hotelet luksoze. Natyrisht ato që do të quhen hotele luksoze i vendos kryeministri. Edhe kjo politikë nuk ka asnjë përfitim ekonomike. Por pse po e ndërmerr këtë nisëm Rama? Për të mbështetur Santa Cuarantat e tij dhe për të pastruar paratë e pista të krijuara nga droga. Thelbi është ky, një familje në Orikum që jep një dhomë me qira paguan cdo taksë, kurse Hoteli i Klement Balilit nuk do të paguajë asnjë taksë.

Masa e tretë dhe më shkatërruesja është projekti 1 miliard i PPP-ve. Ky program ka një kuptim, pastrimin e parave të pista.”-tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat