Sherri me Ervin Salianjin, PD kërkoi përjashtimin e Pjerin Ndreut, shumica e rrëzon

Shqipëria

Sherri me Ervin Salianjin, PD kërkoi përjashtimin e Pjerin Ndreut, shumica e rrëzon

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 14:05
PD e argumenton duke shkruar se deputeti i PS-së ofendoi dhe kërcënoi ligjvënësin e djathtë gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë.

Përmes një letre nisur në adresë të Byrosë së Kuvendit, Partia Demokratike kërkoi që deputeti socialist Pjerin Ndreu të përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

PD e argumenton duke shkruar se deputeti i PS-së ofendoi dhe kërcënoi ligjvënësin e djathtë gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë.

Por në një mbledhje të zhvilluar mesditën e sotme Byroja rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike.

Pas mbledhjes në një dalje për mediat, Salianji sqaroi sherrin duke thënë se mazhoranca po tenton t’i mbyllë gojën opozitës.

Kryetari i Kuvendit ka deklaruar se “Kjo mbledhje nuk mund ta shqyrtoje këtë rast”.

Sipas Rucit, “Byroja nuk ndëshkon kur njerëzit shahen nëpër komisione”. Por, ai propozon qe te behen ndryshime, per te ndeshkuar edhe rastet e sharjeve ne komisione. Pas tij ka replikuar demokrati Paloka: “Ju mbrojtet Saimir Tahirin, tani po mbroni Pjerin Ndreun”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat