“Jani bëj pak fizkulturë vëlla, mos u merr me rrugën e lumit”, Rama i përvishet komentuesit

Shqipëria

“Jani bëj pak fizkulturë vëlla, mos u merr me rrugën e lumit”, Rama i përvishet komentuesit

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 18:38
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot për “Kantieret e Rilindjes Urbane në bashkinë e Dibrës”, ku një qytetar e pyet për ndërtimin e një rruge në qytetin e Vlorës.

“Po kte rrugen e lumit te vlores kur do ta mbarosh zoti rama apo do besh nje her rrugen e arberit ate le ta bej saliu se ai e filloi ti mbarona kte rrugen e lumit te vlores asfltoje te pakten gjysmen se ke len ne mes,” shkruan ai.

Kreu i qeverisë, që duket se e ka parë mirë profilin e qytetarit që i shkruan, i përgjigjet:

“Jani bej pak fizkulture vella se qenke renduar qamet dhe mos u merr me rrugen e lumit se ate e kam merak vete, do mbaroje kur ka afatin!”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat