Kryebashkiakja probleme me policinë, ndalohet në mes të Shkodrës

Shqipëria

Kryebashkiakja probleme me policinë, ndalohet në mes të Shkodrës

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 11:54
Voltana Ademi

Telashe këtë të shtunë për kryebashkiaken demokrate të Shkodrës, Voltana Ademin.

Ademi ka shkelur në mënyrë flagrante rregullat, pasi automjeti privat që ishte në dispozicion të saj është futur në zonën e pedonales, ku gjatë fundjavës është i ndaluar qarkullimi i makinave

Siç duket edhe në këto imazhe të siguruara nga Shkodra.News, makina e zonjës Ademi është ndaluar nga patrullat e policisë së shtetit. Pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit.

Ndërkohë zonja Ademi shfaqet duke nxituar për të hipur në automjetin që po e priste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat