Rama në Dibër, zbardh vendimet e rëndësishme që u morën me Këshillin e Ministrave

Shqipëria

Rama në Dibër, zbardh vendimet e rëndësishme që u morën me Këshillin e Ministrave

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 19:15
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dalë një konferencë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Dibër ditën e sotme.

Nga Dibra kryeministri konfirmoi nisjen e shumëpritur të rrugës së Arbrit.

“Kemi marrë disa vendime, ku më i rëndësishmi është nxitja e turizmit dhe të kemi një infrastrukturë me katër dhe me pesë yje.

Nesër prezantojmë projektin për Rrugën e Arbrit. Është përzgjedhur kompania për ndërtimin e rrugës së Abrit dhe ministria është në negociata për firmosjen përfundimtare të financimit dhe mosndërprerjen e punimeve të kësaj rruge, kush ka kaluar e ka premtuar, kush s’e ka kaluar e ka harruar. Ky është një zotim madhor, për një akt që në këndvështrimin ku Dibra bëhet de fatk dhe krijohet një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik” tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat