Panariti thirrje shtetit: As mos u shkojë ndërmend të kërkoni para për ujin e puseve

Shqipëria

Panariti thirrje shtetit: As mos u shkojë ndërmend të kërkoni para për ujin e puseve

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 17:28
Ish- ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti

Ish- ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti reagoi në lidhje me nismën e qeverisë në kuadër të reformës për ujin e pijshëm.

Gjatë prezantimit të kësaj nisme kryeministri Rama tha se do të vendosen matësa për puset e hapur nga vetë qytetarët.

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shkruan sot në “Facebook” se shpimi i puseve është bërë nga vetë fermerët pa mbështetje shtetërore për të zgjidhur furnizimin me ujë për të gjitha përdorimet.

 Panariti thekson se askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje të kërkojë para për ujin e tyre.

“Shpimi i puseve familjare në fshat, ishin zgjidhja që i dhanë fermerët me sakrificat dhe paratë e tyre dhe pa asnjë mbështetje shtetërore nevojave për ujë të pijshëm, larje dhe shpëlarje, vaditje etj.

Ishte kjo një zgjidhje e detyruar nga mungesa e ujësjellësve dhe e kanaleve vaditës.

 Ishte e vetmja mënyrë e tyre për mbijetese. Për këtë duhet t’u jemi mirënjohës dhe madje t’i mbështetim për mbulimin e një pjese të shpenzimeve për hapjen dhe mirëmbajtjen e këtyre puseve.

 As të mos i shkojë ndërmend kurrkujt t’u kërkojë atyre para për ujin e tyre”, shkruan Panariti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat