Reforma zgjedhore, komisioni ad-hoc mblidhet të premten…

Shqipëria

Reforma zgjedhore, komisioni ad-hoc mblidhet të premten…

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 16:24
Kuvendi i Shqipërisë

Komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore do të mblidhet të premten, për herë të parë që nga momenti kur parlamenti miratoi ngritjen e tij.

Në seancën parlamentare të 13 tetorit 2017, deputetët e Kuvendit kanë bashkuar votat për të votuar me konsensus përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore do ketë 18 anëtarë, 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita. Bashkëkryetar do jenë Bledi Çuçi nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD.

Demokratët kanë deklaruar se reforma zgjedhore nuk do të nisë pa u formuar qeveria anti-mafia. Nuk dihet nëse këtij qëndrimi të shprehur nga kreu demokrat Lulzim Basha do t’i shkohet deri në fund apo jo.

Anëtarët

Vasilika Hysi

Alket Hyseni

Adnor Shameti

Ermonela Felaj

Blerina Gjylamenti

Bshkim Fino

Musa Ulqini

Enkelejd Alibeaj

Gent Strazimiri

Nasip Naço

Luan Rama

Nard Ndoka

Vangjel Dule

Dashamir Shehi

Fatmir Mediu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat