Vijnë armët e reja nga SHBA, por ushtarja simpatike merr gjithë vëmendjen

Shqipëria

Vijnë armët e reja nga SHBA, por ushtarja simpatike merr gjithë vëmendjen

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 20:19
Ushtarja simpatike

Ardhja e 12 autoblindave “Humvee” dhuratë nga SHBA-të dhe e një game të gjerë armatimi dhe pajimesh teknologjike ushtarake, ka bërë bujë dje jo vetëm në mediat shqiptare por edhe në ato të huaja.

Lajmi ka gjetur jehonë sidomos në mediat e vendeve të rajonit, të cilat e kanë konsideruar këtë fakt si një “armatosje” që SHBA-të poi  bëjnë Shqipërisë, por duke harruar faktin se ne jemi një vend anëtar i NATO-s.

Me sa duket, repartet e para që do të marrin armatimin e ri amerikan do jenë Batalioni Komando, dhe Batalioni i Këmbsorisë në Zall Her.

Porn ë morinë e fotove nga aktiviteti i djeshëm, ajo që ka marrë më tepër vëmendjen sidomos të mediave sociale ka qenë kjo ushtare bukuroshe e hipur mbi kullën e mitrajlimit të një autoblinde “Humvee”.

Fotoja e saj ka bërë xhirron e internetit dhe është një nga më të shikuarat…

“Një vizitë e veçantë sot në Forcën Tokësore ku mirëprita ftesën, që Qeveria e SHBA, përmes Ambasadorit Lu më bëri për një vizitë në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në muajin Janar.

Armatimi i ri i sofistikuar sipas standardit të NATO-s, paketa e automjeteve të blinduara transportit të përftuara nga programi i ndihmës amerikane, roboti amerikan për shkatërrimin e eksplozivëve, si dhe kostumet për mbrojtjen nga bombat, të gjitha të ofruara si ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të armëve dhe pajisjeve moderne, që po ju shtohen përditë inventarit të armatimit dhe të pajisjeve të Forcave tona të Armatosura, kanë ndryshuar cilësisht realitetin e përditshmërisë së punës të ushtarakëve tanë si dhe kanë rritur së tepërmi performancën e tyre.  “,- ka shkruar në profilin e saj në Facebook ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në lidhje me këtë aktivitet.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat