Veshja, apo sjellja ekstravagante dhe jo serioze e Ramës, objekt talljesh dhe humori në rrjetet sociale

Shqipëria

Veshja, apo sjellja ekstravagante dhe jo serioze e Ramës, objekt talljesh dhe humori në rrjetet sociale

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 7 nëntor 2017 Në ora: 18:33
Edi Rama

Ndërkohë, që, duket sikur tregimet, videot dhe fotografitë e Edi Ramës, janë të pafundme, prej se kur janë publikuar ato në media të ndryshme, duke nisur nga 1990, kur ai ishte studenti i Arteve të Bukura, apo Edi Rama “rrebeli”, dhe deri sot te portreti i politikanit, Edi Rama si Kryeministër, kjo ndoshta ka qenë fotografia më “fantastike” e tij.

Fotografi ka shkaktuar më shumë të qeshura dhe tallje….! në rrjetet sociale, Facebook, Tëitter dhe Instagram.    

Kjo fotografia që shikoni më lart, është më e fundit( por jo më e fundit) e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, bërë ndoshta gjatë fushatës së kaluar, ku ai është shfaqur në një foto shumë e veçantë, dhe e postuar së fundmi, e cila ka shkaktuar një reagim ndryshe tek publiku në rrjetet sociale .

Gjatë takimeve me qytetarët, katër muaj më parë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka  dalë me një veshje “qesharake”, xhaketën blu, një bluz ngjyrë gri dhe një palë Brekushe të zeza, dhe më këpucë të zeza.

Shijet e tij, jashtë çdo etike dhe norme normale të çdo politikani në botë, akoma më evidente kan qenë dhe mbeten në paraqitjen e tij, “shpërthyese” sidomos në politikë.

Ku ai ra në sy në Bruksel, në takimin me Shefen e diplomacisë europiane Monica Mogherini , takimi i tij mes vendeve Ballkanike, në Trieste, dhe takimi i Natos, në Podgoricë, ku ishte prezent edhe zv/Presidenti i SHBA Mike Pence, ( ku Edi Rama, me atlete nuk u pranua të dilte në fotografinë e përbashkët të Samitit Karta e Adriatikut), janë sjellje të këtilla që edhe në politikë, tashmë  janë bër objekt diskutimesh në gjithë botën, për Edi Ramën. 

Kështu, bile ndodh kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sa her del në performancat e tij në televizionet intervistat e ndryshme me televizionet me ato shfaqjet teatrale, është vënë në qendër të kritikave, ndërkohë, që ai veshjet ekstravagante të ngjashme me veshjet lajle-lujle, po bëjnë xhiron e botës në rrjet sociale, dhe janë bërë nga më qesharaket dhe objekt talljesh.

Veshja apo sjellja ekstravagante dhe jo serioze e Ramës, tashmë i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, në rrjetet sociale, duke i ngjitur pas me qindra epitete të ndyra Kryeministrit të Shqipërisë.

Image
Edi Rama
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat