Basha bën deklaratën e fortë: Si po i shkatërron provat gruaja e Saimir Tahirit

Shqipëria

Basha bën deklaratën e fortë: Si po i shkatërron provat gruaja e Saimir Tahirit

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 13:57
Tahiri- Rama

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ditën e sotme, se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka prishur provat.

Në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’, Basha thotë se gruaja e Tahirit, është parë të futet në ish-zyrën e tij që ka pasur kur ishte ministër i Brendshëm tek Garda e Republikës, dhe ka qëndrua për më shumë se 4 orë.

Po ashtu, Basha, duke publikuar një mesazh të një punonjësi të Gardës, ai sqaron se edhe vetë Tahiri ka qenë tek njëra nga zyrat e Gardës para 10 ditësh dhe ka qëndruar për disa orë.

Statusi i Bashës

Ja pse Rama e mbrojti Tahirin nga arresti, shkatërron provat në këmbim të heshtjes:

“Jam një punonjës në Gardë. Me datë 17 tetor zonja e Sajmir Tahirit ka ardhur në darkë vonë dhe ka qëndruar në ish zyrën e Sajmir Tahirit rreth 5 orë. Aktualisht Saimir Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës të cilat i administron dhe para 10 ditëve ka ardhur natën dhe ka qëndruar disa orë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat