Armatoset ushtria shqiptare, merr 5 mijë armë nga Itali

Shqipëria

Armatoset ushtria shqiptare, merr 5 mijë armë nga Itali

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 13:15
Ilustrim

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte e ftuar ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë, ku po diskutohej buxheti i vitit.

Gjatë fjalës së saj, Xhaçka bëri me dije se në fund të këtij viti ministrja italiane e Mbrojtjes do të dhurojë për Shqipërinë 5 mijë armë automatike me vlerë 6 mln euro.

“Janë rreth 230 mjete të blinduara dhuratë e qeverisë amerikane që nëse do të bliheshin të reja mund të kapnin vlerën 40 mln dollarë. Në fund të këtij viti ministria italiane e Mbrojtjes do të dhurojë 5 mijë armë automatik vlera e të cilave nëse do të bliheshin do të kapte 6 mln euro. Po ashtu përfitojmë nga granti i përvitshëm turk rreth 1 mln dollarë në vit.

Ka një ridimensionim të punës  FA në shërbim të komunitetit dhe Emergjencave Civile. Drejtoria e Emergjencave i është bashkuar strukturalisht ministrisë së Mbrojtjes. Kemi filluar përshtatjen e strukturave ushtarake për tiu përgjigjur sa më shpejt të gjitha emergjencave me të cilat do të duhet të përballemi. Do të shfrytëzojmë në maksimum burimet financiare më dispozicion për përballimin e emergjencave civile. Por duke koordinuar punën me pushtetin lokal në mënyrë që fondet që bashkitë dhe prefekturat kanë në dispozivion për emergjencat civile të vihen drejtpërdrejt në shërbim të emergjencave civile.”, -tha Xhaçka. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat