Shmang makinën, Meta preferon të shkojë në takim në këmbë

Shqipëria

Shmang makinën, Meta preferon të shkojë në takim në këmbë

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 17:22
Ilir Meta

Makina, jo gjithmonë është mjeti me të cilin zyrtarët e lartë preferojnë ta përdorin për të shkuar në takime.

Jo në pak raste politikanët shqiptarët preferojnë që të shkojnë me makina në takimet qofshin ato të afërta nga vendi i nisjes, por ka dhe nga ata që automjetet zyrtare mundohen t’i shmangin kur distancat janë të afërta. Kështu ka ndodhur pasditen e sotme me kreun e shtetit, Ilir Metën, i cili është parë duke ecur në këmbë, ku siç duket në takim ka preferuar të shkojë pa makinë.

Në foton e publikuar nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, Meta është duke shkuar në një takim diku afër institucionit që drejton dhe ka zgjedhur ndoshta mënyrën më
të mirë për të shmangur edhe trafikun, pikërisht....të shkojë në këmbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat