“Kryeministri i krimit do luftojë krimin? Ta njoh një meritë... sepse kur gënjen nuk qesh”

Shqipëria

“Kryeministri i krimit do luftojë krimin? Ta njoh një meritë... sepse kur gënjen nuk qesh”

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 18:17
Petrit Vasili

Pak minuta më parë përmes “komunikimit javor” kryeministri Edi Rama paralajmëroi ngritjen e një strukture të posaçme brenda Policisë së Shtetit, e cila në bashkëpunim me FBI-në dhe të tjera agjenci ndërkombëtare, do të godasë krimin e organizuar.

Por sipas kreut të grupit të LSI-së Petrit Vasili, një deklamim i tillë është vetëm për të qeshur, kur të gjithë e dinë sipas tij se kryeministri i krimit të organizuar nuk mund të luftojë dot veten, pra krimin e organizuar.

Por deputeti i LSI-së i jep një “meritë” Edi Ramës, duke thënë se teksa gënjeu hapur shqiptarët... nuk e kapi e qeshura.

Për më tepër lexoni postimin e Vasili:

Kryeministri i krimit të organizuar do luftojë krimin e organizuar??

Kryeministri na tha se qeveria do miratoka Task Forcë në policinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar.

Kryeministri i krimit të organizuar qeveritar do luftoka krimin e organizuar ha ha ha. Gajasje e madhe shumë.

Megjithatë një meritë duhet t'ja njohim shkollëpakut që gënjen me seriozitet dhe nuk qesh.

Duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin që i tha policisë hidhni kapelet bëni vota për rilindjen dhe u përqafua me kriminelët dhe trafikantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat