Prokuroria e Krimeve të Rënda - Zbardhet pasuria e fiseve Çapja dhe Çela në Elbasan

Shqipëria

Prokuroria e Krimeve të Rënda - Zbardhet pasuria e fiseve Çapja dhe Çela në Elbasan

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 17:48
ilustrim

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kryer zbardhjen e pasurive të të paktën 2 prej fiseve më të përfolura në Elbasan, ajo e Çapajve dhe Çela.

Burime të Ora Neës bëjnë me dije se tashmë pritet të nisë verifikimi i kësaj pasurie ku në rol ka hyrë edhe drejtoria e Tatimeve për disa vila, biznese, hotele, lokale dhe shumë pasuri të patundshme të tjera.

Kështu në verifikim  kanë kaluar pasuritë e Pëtrit Çelës ku përfshihen Tregu Agro-Ushqimor, shtepi, vila dhe dyqane në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit pritet të nisin hetimet edhe për fisin Çapja për disa biznese ku përfshihet kompleksi Univers në Elbasan, i cili është në pronësi të Ermir Çapja si dhe Garden Hotel në Xibrakë, në pronësi të Erjon Mihallait.

Në hetim janë gjithashtu disa apartamente në Elbasan që mendohet se janë në pronësi të Florenc Çapjes si dhe disa lokale në pronësi të Bledar Muçës. Nën hetim janë edhe disa vila dhe makina luksoze në emër të Enver dhe Fejzulla Çapjas si dhe Ambri Sinakollit.

Tatimet janë duke hetuar pagesën e taksave dhe tatimeve të këtyre kompanive  nëse kanë deklaruar fitime apo humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat