Gruas në Tiranë i ndodh gjëma te bankomati, shkon të tërheqë para, por dikush tjetër…

Shqipëria

Gruas në Tiranë i ndodh gjëma te bankomati, shkon të tërheqë para, por dikush tjetër…

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 21:02
Ilustrim

Mos u largoni nga bankomati pa u siguruar mirë se paratë nuk do të dalin! Një 37-vjeçare e ka pësuar keq pak ditë më parë në Tiranë kur i është drejtuar një bankomati për të tërhequr disa para, por ai nuk ka funksionuar.

Në një moment ajo është larguar pak për t’u futur brenda në bankë e për të raportuar problemin, por lekët kanë dalë dhe një person që ka qenë aty pranë ka përfituar dhe i ka marrë duke u larguar me shpejtësi.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 03.11.2017, shtetasja N.C, vjeç 37, ka bërë kallëzim se më datë 24.10.2017, në rrugën “Bulevardi Blu”, pasi ka kryer veprimet për të tërhequr nje shume lekesh në bankomatin e nje banke Kamëz, ka shkuar brenda bankës për të sqaruar pasi bankomati nuk kishte kryer transaksionin dhe për një moment, një person i panjohur vjen në bankomat për të kryer veprime dhe është larguar shumë shpejt prej tij. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat