Rama në Marok, flet për njohjen e Kosovës nga Serbia

Shqipëria

Rama në Marok, flet për njohjen e Kosovës nga Serbia

Nga: A.S. Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 13:21
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në edicionin e 10-të të Konferencës së Politikave Botërore të mbajtur në Marok ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

Ai ka thënë se  Shqipëria thekson bindjen se duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga një barrë e së kaluarës

Postimi i plotë:

Dje në edicionin e 10-të të Konferencës së Politikave Botërore të mbajtur në Marok, kushtuar Qeverisjes Globale për të Ardhmen e Europës Juglindore; bashkëpunimin rajonal; rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në forcimin e fqinjësisë së mirë; si dhe për sfidat e integrimit të rajonit në BE.

Shqipëria thekson bindjen se duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga një barrë e së kaluarës, në këtë moment historik për rajonin që përballet me nevojën për të kompletuar procesin e nisur të bashkimit me Europën, një ambicie e përbashkët e vendeve tona në përpjekjet e pandalshme për rritjen e mirëqenies të qytetarëve tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat