Biznesmeni me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit, LSI lëshon akuzën e fortë

Shqipëria

Biznesmeni me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit, LSI lëshon akuzën e fortë

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 11:49
Petrit Vasili

Pas arrestimit te biznesmenit te ri nga Elbasani, kapur me mbi 800 mije euro ne automjet dhe me dy patenta te ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri, ka reaguar me tone te ashpra LSI.

Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili shkruan se “Ministria e Brendshme heshti për ditë të tëra për 863 mijë eurot”, duke pyetur se ka presion, apo eshte pale.

Postimi i Vasilit 

Pse heshti(?!)…..për ditë të tëra Ministria e Brendshme për 863 mijë eurot?

Banditizmi u shfaq sheshit me 863 mije euro te pista neper makina, shto patentat e ish-ministrit etj….
Ngjarja u fsheh ne menyre te turpshme dhe mafioze per dite te tera nga policia.
Ministria e Brendshme heshti. Eshte pale?! Apo mbron pushtetin e kryeministrit dhe ish ministrit është duke shkelur ligjin? Ka presion qe te mos flase? Do vazhdoje te bashkjetoje me kete polici te kapur koke e kembe nga krimi? Duke mos folur, a mos ndihmon te fshihen provat?
Pergjigja e qarte dhe me veprime te forta e ketyre pyetjeve ndan perfundimisht se me kë eshte ministri dhe ministria e Brendshme me shqiptaret kunder krimit dhe trafikanteve apo me kryeministrin qe hesht perpara krimit dhe trafikanteve kliente te tij, si edhe u mbyll gojen te tjereve per te mos folur per te.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat