Ministri i Brendshëm i Italisë sot në Tiranë, takim me Metën dhe Xhafajn

Shqipëria

Ministri i Brendshëm i Italisë sot në Tiranë, takim me Metën dhe Xhafajn

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 07:59
Foto arkiv

Ministri i Brendshëm i Italisë Marco Minniti, i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë, do të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e nesërme në vendin tonë.

Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Ndërsa, mësohet se më herët, do të ketë një takim Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme, si dhe në orën 11:00, ministri i Brendshëm italian do të takohet me Presidentin e Republikës, në Presidencë

Ndërsa, në orën 11:30 do të nisë edhe konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis te Pallati i Kongreseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat