Një vajze 23-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi makina ne te cilen ishte pasagjere doli nga rruga dhe perfundoi ne kanal. Aksidenti i rende ndodhi ne oret e para te mengjesit te sotem, ne vendin e njohur si kthesa e Patosit ne Fier.
Sipas policise, mjeti tip “Benz” me targa AA 551 OB drejtuar nga nje 27-vjecar doli nga rruga. Per pasoje vajza qe udhetonte me te humbi jeten kurse shoferi mbeti i plagosur.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punen per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.
Informacioni paraprak
Në datën 02.11.2017, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos– Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal mjeti tip “Benz” me targa AA 551 OB.
Si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi T. E, 27 vjeç, banues në Patos dhe ka gjetur vdekjen pasagjerja ende e paidentifikuar rreth 23 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.