Plas në komisionin e ligjeve, socialistë e demokratë lëshojnë thumba: Ule gishtin, ule...!

Shqipëria

Plas në komisionin e ligjeve, socialistë e demokratë lëshojnë thumba: Ule gishtin, ule...!

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 11:47
Pamje nga mbledhja e komisionit

Rikthehen debatet në komisionin parlamentar të ligjeve, edhe pse akuzat dhe kundërakuzat kanë zgjatur pak minuta, pasi demokratët kanë bojkotuar punimet në seancë.

Por përpara se të lëviznin karriget, njëri prej deputetëve demokratë ka lëshuar një sërë akuzash për kolegët socialistë, duke thënë se ata “harrojnë” që nëpër korridoret e kuvendit sillet një i inkriminuar.

Gent Strazimiri i është referuar Saimir Tahirit. Sipas tij PS vijon ta mbrojë ish Ministrin e Brendshëm, duke lejuar që kuvendi të kthehet në një strehë për të kërkuar e drejtësisë.

Si kundërpërgjigje ndaj akuzave ka folur deputeti socialist Bashkim Fino, i cili ka ironizuar deklaratat e deputetit të PD-së, duke e vënë në lojë.

DEBATI në Komisionin e Ligjeve:

Gent Strazimiri: Ju harroni që korridoreve të kuvendit sillet një i inkriminuar. Keni qenë të përgatitur ta mbronit. Këtu është tempull për njerëz te ndershëm dhe jo strehim për të kërkuarit e drejtësisë me prova të antimafias italiane. Ju po e mbroni mafian ne kurriz të shtetit. Ulsi, aty nuk je ulur për të mbrojtur kriminelët.

Ulsi Manja, kryetari i komisionit (PS): PD e beri ritualin. Këtu duhen njerëz te përgjegjshëm. Kryetar, portret krenar, ballehapur sic ju ka thënë partia…

Bashkim Fino: Ishte me mirë Halimi dje. E uli nivelin Strazimiri.

Ulsi Manja: Ule gishtin, ule…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat