“E vërteta e kërcënimit me 300 mijë euro të kryebashiakut të Belshit”

Shqipëria

“E vërteta e kërcënimit me 300 mijë euro të kryebashiakut të Belshit”

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 19:36
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar denoncimit të një qytetari dixhital hedh hije dyshimi mbi denoncimin e bërë sot nga kryebashkiaku socialist i Belshit, Arif Tafani, i cili tha se është kërcënuar me jetë nga vëllai i ish-rivalit të tij për të marrë drejtimin e bashkisë.

Sipas denoncimit tek ish-kryeministri, personi që kryebashkiaku pretendon se e ka kërkcënuar ka pasur një lokal me letra të rregullta në Belsh dhe se kryebashkiaku ia ka prishur me qëllim që të ndërtojë aty një pallat për vete.

STATUSI I PLOTË

“Doktor po ju shkruaj nga Belshi. Kryetari i Bashkise Belsh Arif Tafani paska nxjerre lajmin se e kane kercenuar me arme.
Dua te them se personit te akuzuar ky bashke me biznesmenet e vet ne belsh i kane prishur lokalin me vlere 300 mije euro. I kishte letrat e rregullta por Arif Tafani dhe financuesi i PS Sopot Ferhati ia prishen per te bere pallatin e tyre ne mes te Belshit.
Nuk di nese eshte kercenuar me verte apo jo sepse edhe mundet por ngjarja keshtu eshte. Keta kane shkaterru gjith Belshin per te ndertuar pallatet e tyre”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat