Kryemadhi takon kreun e ODIHR, diskutohet për shitblerjen e votës

Shqipëria

Kryemadhi takon kreun e ODIHR, diskutohet për shitblerjen e votës

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 13:42
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi priti në një takim Kreun e Misionit të Odihr per zgjedhjet, Peter Tejler, i cili prezantoi raportin e Odihr për zgjedhjet parlamentare.

Duke marrë fjalën, Kryetarja e LSI vlerësoji sensin përgjithësisht realist të raportit, ku konfirmohet një pjesë e problemeve që janë ngritur para zgjedhjeve siç janë shitblerja e votës, përfshirja e policisë në zgjedhje, ndikimi i eksponentëve kriminalë në votime, dhe cënimi i të drejtës së qytetarëve për një proces zgjedhor ku garantohet vullneti i tyre për të mbështetur lirisht partinë politike që përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua dhe për rekomandimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore ku konsensusi e transparenca u cilësuan si kushte të domosdoshme për të krijuar besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor.

Për sa i përket sistemit zgjedhor Kryetarja e LSI është shprehur se duhet të nisemi nga rekomandimet e Odihr për të zgjidhur problemet e sistemit në të kaluarën, si dhe marrjen e shembujve më të mirë nga vendet e tjera ku garantohet liria e barazia e votës së qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat