Basha: Po vijnë prova të reja

Shqipëria

Basha: Po vijnë prova të reja

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 16:59
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi se javën tjetër do të dalin në dritë të dhëna të reja që sipas tij e lidhin qeverinë Rama me krimin.

“Dhe ky është vetëm fillimi. Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje të krimit dhe të trafikantëve të drogës”, tha Basha.

Basha nuk sqaroi se për çfarë informacionesh bëhet fjalë dhe nëse këto të dhëna kanë lidhje me dosjen Habilaj ose jo. Ai akuzoi Ramën se po mbron Tahirin dhe Habiljat, shkruan Top Channel.

“Punonjësit e shërbimit të kontrollit të Ministrisë që arrestuan Zaganin duhet të hetohen dhe të merren të pandehur për montim akuzash dhe konspiracion në mbështetje të krimit. Këtë duhet të bënte Edi Rama, të çonte këta punonjës në prokurori. Por Edi Rama nuk është më kryeministër. Tani ai është avokati mbrojtës i Tahirit dhe i Habiljave”, tha z. Basha.

Kreu demokrat përshëndeti deklaratën e Partive Popullore Europiane dhe deklaroi se qëndrimi amerikan dhe europian është i qartë.

“Mbështetje për prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë lidhjet e politikës me krimin, dënim të sulmeve dhe ndikimeve politike ndaj drejtësisë, barazi para ligjit të çdokujt, përfshi edhe politikanët më të lartë”, deklaroi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat