Haki Çako përgënjeshtron Kryemadhin: Unë jam në zyrë, familjen e kam në shtëpi

Shqipëria

Haki Çako përgënjeshtron Kryemadhin: Unë jam në zyrë, familjen e kam në shtëpi

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 22:24
Haki Çako

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, është kthyer nga SHBA-të dhe ndodhet në zyrën e tij.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga këshilltari për mediat, pas deklaratës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi sonte në studion e emisionit Opinion, se pas çështjes Tahiri, Haki Çako është larguar nga Shqipëria.

I njëjti burim sqaroi se familja e z.Çako ndodhet në Shqipëri dhe nuk është larguar jashtë vendit, siç theksoi znj.Kryemadhi në emision.

Kryetarja e LSI-së, përmes një lidhje live për emisionin Opinion, deklaroi se drejtuesi i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe familja e tij janë larguar jashtë Shqipërisë.

“Ku është sot drejtori i Policisë, Haki Çako dhe familja e tij. Jeni gazetar dhe duhet të pyesni”,-tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat