“Turp për Kryeminstrin!”, gazetarët tregojnë momentet kur i hoqën mikrofonin teksa ofendonte

Shqipëria

“Turp për Kryeminstrin!”, gazetarët tregojnë momentet kur i hoqën mikrofonin teksa ofendonte

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 15:05
Konferenca për media e Edi Ramës

Disa nga gazetarët që u përballën sot me ofendimet e kreut të qeverisë Rama, pas seancës për Saimir Tahirin, e quajtën të turpshëm reagimin e tij.

Përmes një postimi në “Facebook” gazetari Indrit Maraku shkruan se gazetarët bënë sa kishin në dorë, hoqën mikrofonat.

“Është e turpshme që një kryeministër të dalë qëllimisht, siç e pranoi edhe vetë, për të ofenduar dhe denigruar gazetaret. Ne sa kishim ne dore e bëmë, hoqëm mikrofonat. Tani të reagojnë drejtoret, pronaret dhe shoqatat e gazetareve”, shkruan Maraku në “Facebook”.

Ndërsa gazetarja Esiona Konomi shprehet: “E turpëruar që kryeministri më detyroi t’i heq mikrofonin dhe t’ia lë fjalën në mes!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat