Rama sulmon gazetarët: Turp, jeni për të ardhur keq!

Shqipëria

Rama sulmon gazetarët: Turp, jeni për të ardhur keq!

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 13:24
Foto nga seanca e Kuvendit

Deputetët e Partisë Demokratike u larguan nga salla e Kuvendit pas fjalës së kryetarit Lulzim Basha dhe në momentin që mori fjalën kryeministri Edi Rama.

“Kush i bën shqiptarët për budallenj në fund e ha. Mos vazhdoni t’i bëni shqiptarët për budallenj se keq e më keq do të shkoni dhe keq e më keq do të paguani. Kush kujton se e bën për budalla shqiptarin më të pashkollë, gabon dhe në fund fare, paguan. Keni gabuar më parë dhe më vonë, keq e më keq keni paguar, dhe kjo derexhe është në fakt fatura pasi i keni bërë shqiptarët budallenj,” tha kryeministri Edi Rama.

Ndërsa jashtë Kuvendit, duke folur përpara gazetarëve, Rama i sulmoi ashpër ata.

“Turp për të gjithë ju dhe të gjithë ata si ju, që ende nuk e keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Nuk keni kuptuar akoma se jemi sot në kushte thjesht të qarta për këdo, që merr mundimin të lexojë pesë rreshta përpara se të kuturiset t’u tregojë të tjerëve, duke abuzuar me misionin e ndërmjetësit se për çfarë bëhet fjalë.

Ju akoma nuk keni marrë vesh që imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh. Nuk jemi në situatën kur diskutojmë nëse duhet t’ia heqim apo t’ia lëmë akoma.

Sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë, për të mbrojtur ligjin, për të mbrojtur drejtësinë.

Cili nga ju do pranonte që pronari ta çonte në burg pasi pronari mendon se ka vjedhur një mikrofon. Këtë nuk e vendos gjykata, pasi këtë nuk e keni kuptuar, pas as nuk lexoni, as nuk doni të kuptoni se për çfarë bëhet fjalë.

Nëse do ishte kështu, cili është roli që e përfshin Kuvendin e Shqipërisë? Çfarë është Kuvendi i Shqipërisë, një zyrë noteri? Çfarë është Komisioni i Mandateve? Një tufë hunjsh, që tundet sipas muzikës së prokurorisë. Këtu bëhet fjalë për diçka shumë ekstreme: arrestin me burg. Ku jemi këtu, në epokën e gurit apo të drurit.

Këshilli i Mandateve nuk kthehet në gjyqtar, por përpara se të bësh një pyetje kaq pa vend, shko e lexo se cili është roli i Kuvendit dhe cili është roli i Këshillit të Mandateve. Nëse është kështu siç thua ti, kërkesa nuk duhej të vinte fare në Kuvend, do të shkonte në gjykatë. Pyetjet tuaja burojnë nga padituria, por nuk keni detyrën që të dini gjëra që nuk janë pjesë e formimit tuaj. Por ju jeni të mësuar të mësoni për gjëra që merrni përsipër të bëni,” tha Rama.

“Përsa i përket drurit të shtrembër, kam thënë diçka shumë të thjeshtë, por nuk kam thënë as se cili është druri i shtrembër, as u kam dhënë mundësinë të bëni abuzime të tilla”.

“Ju jeni për t’u qarë hallin, tha ai një gjë, po ju ku jeni në këtë mes, ju që paguheni. Është detyra ime që t’u përgjigjem juve si ma do e bardha zemër”.

“Ju jeni një amplifikator problemesh i paparë. Ju mos u ofendoni, se ju e ulni dhe e ngrini këdo si ju teket. Ju duhet t’i thërrisni mendjes dhe të lexoni. Ju dhe ata që ju paguajnë”.

“Pyetja a jeni dakord për heqjen e imunitetit është një pyetje idiote dhe kësaj pyetje nuk i përgjigjem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat