“Goditje” e fortë për Shqipërinë, Daul: Krimi dhe droga pengojnë anëtarësimin në BE

Shqipëria

“Goditje” e fortë për Shqipërinë, Daul: Krimi dhe droga pengojnë anëtarësimin në BE

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 20:16
Joseph Daul dhe Lulzim Basha

Në lidhje me situatën politike në Shqipëri reagoi edhe kreu i Partive Popullore Europiane (PPE), Joseph Daul.

Përmes një statusi në Tëitter, Daul shkruan se trafiku i drogës po mban larg Shqipërinë nga Bashkimi Evropian.

 Sipas tij Shqipëria duhet të plotësojë këto kushte, sundimin e ligjin, drejtësi të pavarur si dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Aspirata e Shqipërisë për në BE do të merret seriozisht vetëm kur të sundojnë rregullat dhe ligji, drejtësia të jetë e pavarur si dhe të luftohet korrupsioni.

 Krimi dhe droga janë një problem i madh që pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE. Përpjekjet e vërteta duhet të bëhen për t'i luftuar këto krimie me transparencë të plotë", thuhet në reagimin e Daul.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat