‘Çështja Tahiri’, Kryemadhi: Nuk pres asnjë fjalë nga ambasadori Lu

Shqipëria

‘Çështja Tahiri’, Kryemadhi: Nuk pres asnjë fjalë nga ambasadori Lu

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 20:35
Monika Kryemadhi, Donald Lu dhe Saimir Tahiri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk pret që ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, të prononcohet për “çështjen Tahiri”.

Në një intervistë për INTV, e pyetur pikërisht nëse pret ndonjë deklaratë nga LU për këtë çështje, që ka tronditur politikën në vend, Kryemadhi u përgjigj:

“Unë nuk pres të shprehen ndërkombëtarët”.

Ajo shtoi se politikanët duhet të heqin dorë nga imuniteti në mënyrë që vetingut në politikë ti jepet jetë:

“Ne si politikanë duhet të heqim dorë nga imuniteti, vetëm kështu mund të bëjmë veting në politikë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat