Bushati: Rama në errësirë të plotë për faktet që kanë italianët dhe NATO

Shqipëria

Bushati: Rama në errësirë të plotë për faktet që kanë italianët dhe NATO

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 19:38
Andi Bushati

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, analisti Andi Bushati ka komentuar aktualitetin politik si dhe refuzimin e kryeministrit Edi Rama për arrestimin e Saimir Tahirit.

Rama tha në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se do i shkojë deri në fund gjetjes së të vërtetës nëse Saimir Tahiri është i pafajshëm apo jo, por sipas Andi Bushatit mesazhi i kryeministrit nuk ishte i qartë. 

Bushati u shpreh se Rama është në errësirë të plotë për faktet që kanë italianët në lidhje me dosjen e Habilaj dhe implikimin e ish ministrit.

“E kishe të vështirë të kuptoje mesazhin e kryeministrit. Rama ka mbajtur një fjalim ku donte të bashkonte gjëra të pabashkueshme.

Thoshte që me letra bakalli këta prokurorë duan të arrestojnë një deputet. Rama donte të përbashkonte dy gjëra të papërbashkueshme. Ka një kontradiktë, pasi njëherë e paraqiste Tahirin si viktimë dhe më pas si dhembje e qenies njerëzore. 

Pra kishte një dyzim. Rama është në errësirë të plotë për faktet që kanë italianët dhe NATO e cila kontrollon si funksionojnë radarët. Rama foli shumë, por nuk na dha mesazh të qartë” –tha Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat