Çfarë po ndodh? Kryemadhi sërish në zyrën e Lulzim Bashës

Shqipëria

Çfarë po ndodh? Kryemadhi sërish në zyrën e Lulzim Bashës

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 17:32
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Një tjetër takim është zhvilluar pasditen e sotme mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, në kuadër të çështjes “Tahiri” që ka tronditur opinionin publik ditët e fundit.

Mësohet se Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili kanë qenë në zyrën e kreut të PD-së. Tema kryesore e bisedës është çështja “Tahiri” dhe koordinimi i aksionit opozitar për ditët në vijim.

Ky është takimi i dytë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Vasili zhvillojnë me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat