Flet personi që ‘fundosi’ Tahirin: Parlamenti do të votojë kundër, ish-ministri vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë

Shqipëria

Flet personi që ‘fundosi’ Tahirin: Parlamenti do të votojë kundër, ish-ministri vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 15:45
Dritan Zagani dhe Saimir Tahiri

Ish-kreu i Policisë së Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka dhënë sot një intervistë për median siçiliane të Katanais “Meridionews”.

Ai është shprehur se, Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Sicili.

Zagani, duke folur për median italiane, thotë se ky trafik kishte mbrojtje në nivel të lartë, pasi shpesh paratë e krimit financonin fushatat elektorale.

”Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Sicili. Deri më 2014, kisha shumë informacion mbi trafikun e drogës me kamion, por dhe përmes detit. Kisha informacion dhe për transportin e drogës drejt Kalabrisë.

Gjatë kësaj periudhe u transferova dhe nga shërbimet sekrete informohesha se droga trafikohej dhe me avionë të vegjël turizmi. E është një rrezik i madh të transportosh 200-300 kg marijuanë në çdo udhëtim.

Do mund të ndodhte vetëm nëse kishe mbrojtje në nivel të lartë. Edhe politikanët kanë përdorur paratë e krimit duke financuar madje dhe fushata elektorale. Të gjithë e dinin e janë mbyllur sytë për të lejuar mbjelljen dhe kultivimin e marijuanës”.

Ndërsa sa i takon heqjes ose jo të mandatit të deputetit të Saimir Tahiri, Dritan Zagani shprehet se:

“Parlamenti shqiptar do të votoj kundër, pasi Saimir Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë që nuk mund të prishet. Pasi me të mund të rrëzohet dhe qeveria shqiptare.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat