Kryemadhi: Rama vërtetoi se ka frikë nga kërcënimet e Tahirit, sot drejtësia u pengua

Shqipëria

Kryemadhi: Rama vërtetoi se ka frikë nga kërcënimet e Tahirit, sot drejtësia u pengua

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 19:09
Monika Kryemadhi

Në një dalje për median, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se vendimi i socialistëve në Këshillin e Mnadateve për të mosvotuar arrestimint e Saimir Tahirit ka treguar qartë se kryeministri Edi Rama është peng i frikës.

Sipas kryetares së LSI-së Edi Rama ka frikë nga kërcënimet e bashkëpunëtorëve të tij, duke lënë të nënkuptohet se Saimir Tahiri e ka kërcënuar kryeministrin Rama. Vendimi i kësaj të shtune nga ana e Këshillit të Mandateve, e cila ja lë fatin e Tahirit në dorë seancës parlamentare të parlamentit, është për Kryemadhin një goditje e hapur e socialistëve kundër punës së prokurorisë, dhe një fakt i qartë se kur kryeministri flet për një drejtësi të pakapur, tregon gënjeshtra.

“Sot mazhoranca votoi pro ndaj narkoqeverisjes, për herë të parë qeveria po bëhet palë e ndalimit të hetimeve të prokurorisë.

Narkoqeverisja nuk ka hezituar të arrestojë qytetarë për mospagesën e 5 mijë lekëve të vjetra, por tashmë bëhet bllok të ndalojë prokurorinë.

Kryeminstri i rënë Edi Rama ka dy standarte, një drejtësi për jeniçerët e tij dhe zyrtarët dhe një për qytetarët shqiptarë.

Pa u bërë vettingu në politikë nuk nmund të ketë drejtësi të vërtetë në vend.Sot Rama vërtetoi edhe një here që është peng i krimit, bandave por më shumë i frikës dhe kërcënimit të bashkëpunëtorëve të tij. Zbardhja e kësaj cështje do të nxjerrë në dritë fakte më të rënda të implikimit të tij, bashkëpunëtorëve dhe të afërmve të tij. Frika që ka përfshirë bandë e kriminalizimit të shtetit po kërcënon hapur shqiptarët.

Demoracia është sot më e rrrezikuar se kurrë ndonjëherë. Parlamentarizmi dhe demokradia janë nën thundrën e Ramës, nuk ka më as një shqiptar e as një ndërkombëtar që të besojë dënglat e tij për reformën në drejtësi.”-tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat