Prokuroria nxjerr provat sekrete për arrestimin e Saimir Tahirit, ja kur merret vendimi për imunitet

Shqipëria

Prokuroria nxjerr provat sekrete për arrestimin e Saimir Tahirit, ja kur merret vendimi për imunitet

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 12:47
Komisioni i Mandateve

(E plotësuar) - Për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri do të vendoset të shtunën paradite, kur do të mblidhet sërish Këshilli për Imunitetet dhe Mandatet.

Ka qenë ky vendimi që kryetari i këshillit, Gramoz Ruçi i ka komunikuar mbrojtjes së Tahirit në përfundim të mbledhjes, pasi ka dëgjuar pretendimet e të gjitha palëve, përfshirë të opozitës dhe prokurorëve. Mbledhja filloi me avokatin e Tahirit, që kërkoi shtyrjen e marrjes së vendimit, duke deklaruar se, një mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat kohor prej 3 ditësh. Kërkesë kjo që ka shkaktuar një debat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. 

Enkelejd Alibeaj, PD: 

Kjo është alibia e radhës drejt pandëshkueshmërisë. Po vendosni ta shtyni. Zoti kryetar ju po shkelni procedurën. Sot nuk kemi për qëllim t'i vëmë prangat dikujt. Ky është momenti i së vërtetës për reformën në drejtësi. Keni pasur kohë, keni pasur dosjen, nuk ka elementë të rinj siç deklaroni, ndaj duhet të vijojmë një orë e më parë me procedimin. Boll kohë u kemi dhënë shkelësve të ligjit të prishin provat. 

Bledi Çuçi, PS: Personalisht nuk do ta zgjasja një sekondë këtë farsë të ardhur nga prokuroria. Por këtu jemi për të respektuar procedurat parlamentare, përfshirë të drejtat e çdokujt para Kushtetutës dhe ligjit. Nëse deputetit që akuzohet për një krim shumë të rëndë dhe prokuroria ka ardhur për ta arrestuar nuk i lind e drejta që të mbrohet, ky është një turp i këtij Parlamenti. Një kërkesë e tillë u bë për Lulzim Bashën në 2007. U bënë 6 mbledhje të Këshillit, më shumë se dy muaj kohë. Kurse ai po kërkon 3 ditë, brenda datës që kemi caktuar si seancë plenare. Jemi brenda çdo afati procedurial. Unë jam i bindur që kemi të bëjmë me një farsë. Por duhet të dëgjojmë deri në fund personin. Është në nder të këshillit që ne t'i lëmë afat mbrojtjes.

Genti Strazimiri, PD: Mbrojtja bëhet në gjykatë, jo këtu. 

Eduard Halimi, PD: Në 2007, Lulzim Basha ka kërkuar vetë t’i hiqet imuniteti. Ka ardhur këtu në sallë dhe ka thënë ma hiqni imunitetin sot. E dyta, në 2007 prokuroria nuk ka kërkuar arrestimin e Bashës dhe Basha nuk akuzohej për përfshirje në trafik droge. Sot është një akuzë e tillë dhe kërkohet arrestimi i deputetit. Provat e sjella nga prokuroria janë të mjaftueshme për dyshime të arsyeshme.  

Gramoz Ruçi, kryetar: Nuk mund të vijë asnjë organ tjetër dhe t’i thotë këshillit miratojeni sot. Organi i akuzës ka atributin për ta ndaluar saimir tahirin dhe ne rregullorja në lejon që brenda 4 ditëve të shprehet po ose jo. në rastin konkret, prokuroria ka paraqitur një kërkesë që kërkon ndalimin dhe sipas rregulloresh, ky këshill ka në dispozicion 4 javë. Dhe parlamenti e vendos në seancën më të parë, në fillim të rendit të ditës.

Prokurori i çështjes: Ne i kemi parashtruar kërkesat, argumentet dhe arsyet përse e kërkojmë një autorizim sot. Ne nuk e dimë se cili mund të jetë vendimi juaj, kështu që nuk mund të shprehemi.  

Gramoz Ruçi, kryetar: Vlerësoj se është e domosdoshme marrja në konsideratë e kërkesës, zotërinj të palës mbrojtëse, e hëna është vonë. Keni kohë deri nesër. Nesër në orën 10 duhet të vini këtu. Me deputetin Basha ka zgjatur 60 ditë mbledhja e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve. 

Enkelejd Alibeaj, PD: Hidhe në votim! Kjo është e turpshme! Ti sapo pranove fajin pa filluar gjyqin!

***

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit ditën e sotme do të vendosë se çfarë qëndrimi do të mbajë Kuvendi për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mbledhja do të vazhdojë me dyer të mbyllura, pasi Prokuroria do të shfaqë prova që konsiderohen sekrete.

Alibeaj ‘qetëson Tahirin: Mos thuaj më burgu-burgu, nuk do të të ...

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka ndërhyrë teksa Tahiri ka qenë duke iu bërë pyetje prokurorëve në Këshillin e Mandateve.

Alibeaj i tha Tahirit të mos e përmend më fjalën ‘burg’, duke e siguruar se ky komision nuk do ta arrestojë. Më tej, deputeti Alibeaj i cilësoi të tepërta pyetjet e Tahirit ndaj prokurorëve.

“Pyetjet e Tahirit janë të tepërta. Mos e thuaj gjithmonë ‘burgu, burgu’, sepse nuk do të arrestojë ty ky komision, ne jemi këtu vetëm për autorizimin”, tha Alibeaj.

Tahiri kërkon me ngulm të dijë “tradhtarët”, Prokurori: Harroji të t’i japim!

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vijuar në mënyrë të paprecedentë t’u drejtojë një seri pyetjesh prokurorëve gjatë seancës për heqjen e mandatit të tij.

Tahiri i pyet drejtpërdrejtë prokurorët nëse duan ta arrestojnë, si dhe u kërkon të dijë “tradhtarët”.

Image

Debati

Tahiri: Tani doni të më arrestoni?

Prokurori: Nuk përgjigjemi, nuk kemi të drejtën të flasim për këtë. Ne e kemi sqaruar edhe faktin e çfarë harmonizimi të dhënash dhe provave i kemi bërë hetimit tonë dhe akte të sjella nga Prokuroria italiane.

Prokurorja Imeraj: Jemi si Prokurori. Në kuadër të respektimi të rregullave ligjore dhe Prokuroria dhe personi me mbrojtësi. Ne jo vetëm Tahirin, por çdo person e trajtojmë në rastin e hetimit ligjor. Prokuroria nuk kthen përgjigje edhe në rangun kur hetojmë politikanë

Tahiri lëshon bombën dhe ikën: Nuk jam unë Saimiri i përgjimeve

Duke lexuar një pjesë të përgjimeve në dosjen italiane të Habilajve, ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se nuk është ai personin që përmendet në bisedat e vëna në përgjim mes anëtarëve të bandës së trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali.

Tahiri lexoi një përgjim ku Moisi Habilaj flet për një Saimir që do transportojë 50 thasë me kanabis me kamionin e tij.

Pas kësaj deklarate ai është larguar nga mbledhja e Këshillit të madnateve e mbledhur për t’i vendosur heqjen e imunitetit të deputetit.

Këshilli i Mandateve ka marrë 10 minuta pushim për tu rikthyer në vijim të mbledhjes pa praninë e mediave.

Leja për arrestimin e Tahirit, Prokurori: Hetimi nisi nga media

Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve është mbledhur këtë paradite për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Vetë ish-ministri i Brendshëm është i pranishëm në këtë mbledhje, por do të jetë avokati i tij Artan Hajdaraj që do të flasë për të. 

Ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnim Hajdarmataj dhe prokurorët Elizabeta Imeraj e Vladimir Mara. 

Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Këshilli dhe mbledhja vijoi me dyer të hapura. Teksa Hajdarmataj argumentoi kërkesën e tij se bëhet fjalë për heqjen e imunitetit të deputetit, teksa një pjesë të dokumenteve nuk pranoi t'i bëjë publike për median. 

“Kemi bërë verifikime dhe jemi të bindur se ato biseda përputhen. Tahiri, gjatë vitit 2013, duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur te njëri prej vëllezërve Habilaj. Na ka rezultuar më pas se ky automjet është përdorur sërish nga Tahiri. Ne kemi ardhur për të kërkuar thjesht heqjen e imunitetit që në çdo moment të jetë i ekspozuar ndaj një mase sigurie të mundshme. Saimir Tahiri akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë të shtetit”, tha Hajdarmataj. 

Deputetët e mazhorancës kërkuan nga grupi i prokurorëve provat, që sipas tyre, inkriminojnë deputetin socialist, Saimir Tahiri. 

Prokurorët deklaruan se hetimi ka nisur kryesisht edhe mbi bazën e informacioneve të qarkulluara në media për përgjimet e realizuara nga pala italiane. Të pyetur nga deputetët socialistë nëse në aktet e përcjella nga pala italiane rezulton që Saimir Tahiri është nën hetim nga Prokuroria e Katanias, prokurorët u përgjigjën: “Në aktet e përcjella deri në këto momente nuk figuron një gjë e tillë”. 

Megjithatë, Prokuroria thotë se ka dyshimin e arsyeshëm për të bazuar kërkesën e saj për arrestimin e Tahirit. “Ka disa detaje që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për faktin penal dhe kërkesa jonë është bazuar në dokumentacionin që zotërojmë dhe në arsyetimin ligjor. Ekziston rreziku i prishjes, apo dëmtimit të provave”, deklaron Prokuroria.

Image

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon t’u bëjë pyetje prokurorëve, ndërkohë që këta të fundit thotë se gjithçka është parashtruar në kërkesë.

“Mu përgjigjeni se unë për këto po shkoj në burg”, i thotë Tahiri Prokurorit, ndërkohë që ky i fundit refuzon të përgjigjet.

Ndërkaq në debat përfshihet Alibej, i cili e këshillon Tahirin të mos përmend në çdo moment burgun, pasi nuk mallëngjen askënd.

Pjesë nga debatet

Tahiri: Dua të di dy gjëra. Ju thoni “rezulton”, dua të di përveç Artan Habilajt kush janë këta të tjerët. Meqë keni përmendur sistemin TIM, kam dalë unë me ndonjë nga këta persona jashtë Shqipërisë, po ose jo? Kjo është themelore për vërtetësinë. Kur deklaroni se thoni se kam dalë me këta persona, jeni të bindur? Konfirmohet nga TIMS-i, apo hamendësoni me datat.

Prokurori Hadaramataj: Ne jemi ata që kemi paraqitur një kërkesë. Kemi parashtruar rrethana dhe fakte dhe prova që do t’ua vëmë në dispozicion. Nëse vazhdojmë kështu pyetje-përgjigje pa fund, ne i kemi parashtruar këto më parë. S’kam asnjë arsye të përgjigjem për këtë.

Ruci: Zoti Prokuror, ju keni të drejtën tuaj të përgjigjeni ose jo

Prokurori:  Unë nuk kam asnjë arsye të përgjigjem për këtë

Alibeaj: Mos e përmend më burgun se nuk mallëngjen askënd!

Nëse ke pyetje bën mirë t’i shkruash. E di që ke shumë pyetje dhe do të bësh shumë pyetje, por prokurorët mund t’i marrin edhe me shkrim.

Tahiri merr hov nga kolegët dhe i kthehet Prokurorit: Unë nuk jam ti, jam Ju! Jam vetë i zoti për skandale politike

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është përpjekur të mbrojë veten gjatë seancës së sotme, duke debatuar ashpër me prokurorin.

Pjesë nga debati

Tahiri: Nuk më duhet çfarë bën Policia

Prokurori: Jeni përfshirë në skandale politike.

Tahiri: A jeni në dijeni që unë në mes të shtatorit kam shkuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm sepse makina ishte paraqitur për trafik droge

Tahiri: Kam unë pyetje për Prokurorinë. Keni thënë se nuk është referuar material nga Policia për Habilajt.  A keni dijeni që në 11 shtator të 2015 kam shkuar unë te Prokurori i Përgjithshëm. A keni dijeni për hetimet?!

Prokurori: Je i përfshirë në një skandal politik. Në dijeninë time nuk ka material të referuar nga Policia e Shtetit dhe jo nga ministri i brendshëm për persona konkretë.

Tahiri: Nuk pres komente për skandale politike, jam shumë i zoti në to.

Unë nuk jam ti, nuk jam ju!

Alibeaj: letra është e qartë, Tahir do kesh kohën të flasësh.

Prokurorja: fakti pse nuk keni hetuar atëherë dhe jo tani, nuk ka nevojë për përgjigje. Është ccështje hetimi në bazë të provave

Tahiri: Meqë thatë se një nga arsyet pse kompromentohem unë është se kam qenë ministër dhe nuk ka pasur referime nga Policia.

Prokurorja Imeraj: Ju jeni mësuar me deklarata. Ne nuk bëjmë deklarata, këtu bëhet fjalë që kërkesa jonë është e bazuar në atë farë pretendojmë

Halimi: Nuk ka ndodhur që personi dyshuar t’i bëj gjyqin prokurores. Neni thotë që deputeti ka të drejtë të paraqesë me shkrim ose me gojë vërejtjet. Do të dëgjojmë nuk do ikim, por nuk mund të bëjë ai pyetje prokurores. Nuk ka as sens as bazë ligjore.

Image

PS refuzon të dorëzojë Saimir Tahirin, në sulm të organizuar ndaj Prokurorisë

Me gjithë faktet e renditura nga prokurorët e Krimeve të Rënda për lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me bandën e Habilajve, përfaqësuesit e PS-së vijojnë mbrojtjen e tij.

Deputetët socialistë Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi, theksojnë se kërkesa për arrestimin e Tahirit është  bazuar në materiale të dala nga gazeta dhe portale.

Por pretendimet e Manjas dhe Ruçit janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e organit të akuzës që renditen faktet që implikojnë Tahirit. Më herët ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi në një prononcim për mediat se akuzat ndaj Tahirit janë kryer nga segmente të caktuara të Prokurorisë, që janë vetëofruar politikisht.

Pjesë nga diskutimet

Manja: në kërkesë keni thënë që kemi tri procedime, në dy të parat këto i keni të regjistruar emrin e Tahirit nën hetim për këto vepra që përmendi?

Prokuroja: Emri i tij është regjistruar më 17.10.2017.

Manja: Pra emrin e Tahirit e regjistruar më 17.10.2017 me materialin e dalë në gazeta dhe portale kjo është fare e thjeshtë, skam tjetër gjë.

Alibeaj: Ju mund ta nisni po sot dhe po sot kërkoni autorizim për çdo deputet, për të sqaruar opinionin publik, kam një pyetje të thjeshtë, ju thatë nisëm procedim penal, thatë edhe që në 2016 ka procedime penale, me po të njëjtët aktorë, fabul, kultivim dhe trafikim droge. Ka lidhje logjike shkak-pasoja, apo përputhje të fakteve dhe kronologjisë kohore të procedimeve të 2016 dhe ato të tanishme?

Prokurori: Duke qenë se aktiviteti kishte shtrirje që në 2013, ku Italia ka regjistruar çështje penale, e vijon në 2016, ne kemi nisur procedim penal, mbi këto të dhëna, na rezulton se që nga 2013-deri sot këta persona kanë aktivitet të vazhdueshëm kriminal në trafik dhe kultivim droge.

Hysi i kujton Prokurores doktoraturën. Prokurorja: Nuk intimidohem, ti më ke dhënë mësim…

Përfaqësuesja e PS-së Vasilika Hysi kërkon të largojë vëmendjen nga Saimir Tahiri, duke i kujtuar prokurores Elisabeta Imeraj detaje të karrierës së saj profesionale si doktoratura, por prokurorja shprehet se nuk intimidohet nga fjalët e saj.

Hysi theksoi se kërkesa për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Saimir Tahirit është bazuar në shkrime gazetash.

Pjesë nga debati

Hysi: Policia e Shtetit është e pavarur, pse ia autorizoni ministrit Tahiri?!

Prokurorja: Pranë Ministrisë së Brendshme ka një shërbim për çështje të kontrolloi të Ministrisë së brendshme por kanë detyrimin të bëjnë referime. Me rezulton që shish ka informuar në lidhje me aktivitetin e këtyre personave

Hysi: Në bazë të kushtetutës të Konventës mendoni se relacioni përmban prova për të krijuar dyshimin që ua thoni vazhdimisht studentëve dhe…

Prokurorja: Unë nuk e marr pyetjen si intimiduese duke qenë se më keni dhëne mësim. Ne nuk kemi ardhur këtu me dy mendje dhe as në mënyrë të dyshuar. Kjo nuk lidhet me atë çfarë unë mendoj, por çfarë grupi hetimor ka konkluduar. E kemi parë të arsyeshme, të bazuar në prova dhe ligj. Nuk është pak që të kapen 3.5 tonë në Itali dhe as pak të kapet drogë në Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar sot se kërkon heqjen e mandatit dhe arrestimin e deputetit socialist Saimir Tahiri sepse ekziston rreziku i prishjes së provave. Duke qënë se ai ka qënë ministër i Brendshëm dhe "duke qënë se janë nën hetim edhe persona të tjerë, - siç u shprehj prokurorja Elisabeta Imeraj, - që mund të vazhdojnë të jenë në detyrë apo janë aktualisht në detyrë, ekziston rreziku i dëmtimit të provave, që t’i bëjë të pavlefshme të përdoren më pas."

Prokurorja Elisabeta Imeraj është pjesë e grupit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ka kërkuar në mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit të Kuvendit, autorizimin për arrestimin, heqjen e mandatit dhe kontrollin e banesave të Tahirit.

Pyetjet nga deputeti i PD, Eduard Halimi:

Halimi: Z. prokuror, ka ndodnjë shqetësim që ne duhet të vendosim shpejt për çështjen, ndonjë rrezik se mos prishen provat? Apo ne mund të vendosim pas dy ditësh apo pas një jave?

Prokurorja Imeraj: Ne e sqaruam pozicionin tonë duke ju bërë të njohur bazën tonë ddhe argumentat. Nuk duhet dhe nuk mund të pyetet prokuroria "A keni ngutje?". Prokuroria e ka detyrë funksionale të veprojë kur ka një çështje në hetim.

Halimi: Ju lutem, e thjeshtë pyetja: e doni nesër apo pas një jave? Apo pas dy javësh, përgjigjen? Është pyetje e thjeshtë.

Ndërhyn Ruçi: Z. Halimi, është detyrë e Prokurorisë të vendosë.

Halimi: Ka rrezik të dëmtohen prova gjatë këtyre orëve, ditëve?

Imeraj: Në funksion të administrimit të provave, siç dihet flitet për ish-ministrin e Brendshëm, duke qënë se janë nën hetim edhe persona të tjerë që mund të vazhdojnë të jenë në detyrë apo janë aktualisht në detyrë, ekziston rreziku i dëmtimit të provave, që t’i bëjë të pavlefshme të përdoren më pas.

***

Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve është mbledhur këtë paradite për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Vetë ish-ministri i Brendshëm është i pranishëm në këtë mbledhje, por do të jetë avokati i tij Artan Hadaraj që do të flasë për të. Ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Hajdarmataj.

Kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka konfirmuar në seancën e Këshillit të Mandateve se organi i akuzës ka ardhur në këtë mbledhje për kërkesën e arrestimit të Tahirit.

“Ne kemi kërkuar autorizim për arrestim dhe heqjen e imunitetit të deputetit Tahiri dhe mundësin e kryerjes së kontrollove të banesave që ai ka në dispozicion. Ne kemi shkëmbyer informacione me italianët dhe jemi ën pritje për akte të tjera me të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritete italiane Pra para këtyre situatave ne kemi kërkuar arrestime, heqje imuniteti dhe kryerjen kontrolleve në banesat në pronësinë e tij.

“Unë pyetja e bëra nisur nga ajo që ju kërkuat para media. Ju thatë se ne kemi kërkuar këtu jo arrestimin, se nuk është e thënë, por që ne duam heqjen e imunitetit…Unë nisur nga kërkesa juaj e bëra pyetjen. Ne kemi ardhur me kërkesën për arrestimin, heqjen imunitetit dhe kryerjen e kontrolleve’, tha prokurori Besim Hajdarmataj.

Seanca/ Prokuroria: Jemi të bindur që Tahiri është përfshirë në aktivitet kriminal, t’i hiqet imuniteti

Përfaqësuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hadarmataj theksoi gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin e Mandateve se organi i akuzës ka bindje për implikim të Saimir Tahirit në trafikun e drogës me bandës e Habilajve.

“Ne kemi krijuar bindjen se jemi para një rasti kur deputeti Tahiri është i përfshirë në aktivitet kriminal. Ne kemi ardhur të kërkojmë heqjen e imunitetit që në cdo moment kur të ndodhë, deputeti mund të jetë i ekspozuar ndaj një mase sigurie gjithmonë duke iu drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda”, tha ai.

Pjesë nga fjala e prokurorit Hadarmataj

Prokuroria për krime të rënda gjatë vitit 2016 duke u bazuar nga disa informacione nga struktura ligjzbatuese në vend kemi filluar procedime penale për lëndë narkotike, Kemi regjistruar edhe procedimin penal me numër 134 të vitit 2016, ku sipas informacioneve një grup personash përfshi Habilajt dhe punonjës policie ishin te implikuar për kultivimin e lëndëve narkotike, që e kryenin në disa fshatra të rrethit Vlorë. Sipas informacioneve në këtë aktivitet kishte të përfshirë edhe punonjës policie që siguronin kushtet që këta persona të kryenin aktivitet të plotë. Kemi bërë verifikime që as autoritete italiane dhe greke që forcojnë bindjen tonë. Në 2013 deputeti Saimir Tahiri duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur Artan Habilajt. Më pas ky automjet është ripërdorur nga deputetit Saimir Tahiri gjatë viteve 2013-2014. Ka rezultuar se deputeti me këtë automjet ka udhëtuar në Greqi.

Duke qenë se kishim të dhëna që këta persona e ushtronin aktivitetin e tyre ne qetësi të plotë, krijuam dyshimin se në rastin konkret kjo ndihmë, duke iu referuar edhe bisedave të përgjuara Habilaj-Cela, që krijohet bindja dhe dyshimi i arsyeshëm që ishte i përfshirë në këtë aktivitet edhe Tahiri. Ne kemi krijuar bindjen se jemi para një rasti kur deputeti Tahiri është i përfshirë në aktivitet kriminal. Ne kemi ardhur të kërkojmë heqjen e imunitetit që në cdo moment kur të ndodhë, deputeti mund të jetë I ekspozuar ndaj një mase sigurie gjithmonë duke iu drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Çështja “Tahiri”/ Prokuroria: Seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, kemi dokumente sekrete

Përfaqësuesi i Prokurorisë Besim Hadarmataj kërkoi që në fillim të fjalës së tij që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke paralajmëruar publikimin e dokumenteve sekrete.

“Unë jam Besim Hajdarmataj, përfaqësojmë kërkesën nga ana e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Duke iu referuar dispozitave kushtetuese, duke i bashkëngjitur kërkesës që ka sekret hetimor brenda i kërkojmë komisionit që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kemi ardhur me një kërkesë serioze kemi dokumentacion me vete, nuk kemi ardhur për show as mediatik dhe as politik, ndaj duam që gjithçka të bëhet në përputhje me rregullat dhe rregulloren e komisionit”, tha përfaqësuesi i organit të akuzës.

Nis mbledhja e Këshillit të Deputetëve. A do t’i hapet rrugë arrestimit të Tahirit?

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve, ku po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit dhe mandej arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri është  paraqitur në  mbledhje së  bashku me avokatin Artan Hajdari.

Në fjalën e mbajtur kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha: “Siç jeni në dijeni nga Prokuroria e gjykatës së shkallës së parë të Krimeve të Rënda ka ardhur kjo kërkesë me këtë objekt: kërkohet dhënia e autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë për deputetin e Kuvendit Saimir Tahirit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat