Berisha publikon fotot e rënda të gazetarit të dhunuar nga bandat në Kavajë

Shqipëria

Berisha publikon fotot e rënda të gazetarit të dhunuar nga bandat në Kavajë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 13:28
Dritan Kanapari

Pas publikimit të denoncimit ditën e djeshme se një gazetar në Kavajë është dhunuar ish- Kryeministri Berisha ka publikuar sot foto e tij.

Përkrah tye Berisha shkruan se ky është gazetari i portalit “Buletini i Kavaës” që u masakrua nga bandat e qeverisë tek dera e shtëpisë, për shkrimet e tij kritike ndaj pushtetit.

Postimi i plotë:

Kjo eshte liria e shtypit ne narko-shtetin e Norieges!

Te dashur miq, ky eshte gazetari, drejtuesi i portalit Buletini i Kavajes, Dritan Kanapari, qe u masakrua parembreme nga bandat e qeverise tek dera e shtepise, per shkrimet e tij kritike ndaj pushtetit.

Duke denuar dhe nje here me ashpersine me te madhe kete akt kriminal ndaj gazetarit Kanapari, i bej thirrje prokurorise se shtetit te nise menjehere hetimet per gjetjen dhe ndeshkimin e merituar ligjor te autoreve te ketij krimi te shemtuar ndaj lirise se mediave! sb

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat