"Zgjedhjet i kemi fituar me BURRA, kurrë me rrugaçë e kurrë me para në dorë..."

Shqipëria

"Zgjedhjet i kemi fituar me BURRA, kurrë me rrugaçë e kurrë me para në dorë..."

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 20:53
Ilustrim

“Zgjedhjet i kemi fituar kështu, me BURRA, kurrë me rrugaçë, kurrë me para në dorë para e pas 3 korrikut 2005...”

Humbjen e një njeriu të tij të afërt jo vetëm në raport miqësie, por edhe politike, pasi ai i ka mbrojtur votat kur Erjon Braçe ka qenë deputet në qarkun e Beratit, ky i fundit e ka shprehur me një mesazh të thellë ngushëllimi, por që në përmbajtje ka dhe një mesazh për gjithë socialistët.

Teksa së fundmi e majta është në qendër të akuzave për blerje të votave me lekët e krimit dhe trafikut të drogës, në fakt një tjetër pasqyrim për njerëz të palodhur të së majtës që i kanë qëndruar besnik kësaj partie dhe votave të lira të qytetarëve na dhënë sot Braçe.

Edhe pse Bardhosh Hasani, tashmë nuk jeton më, Braçe ka dhënë shembullin e mirë se si e majta ka patur dhe ka njerëz që ‘luftojnë’ për të mbrojtur votat e militantëve të saj, vota te cilat e sollen atë në pushtet.

Reagimi

NJE BURRE!

I LEHTE DHEU NE GJOKS KOLONELI IM! ISHTE KOHA KUR ZGJEDHJET FITOHESHIN ME BURRA!

Ne 1 korrik 2005,

dy dite para zgjedhjeve politike te atij viti, tamam ne oret kur caktonim komisioneret, Bardhosh Hasani erdhi ne zyren qe perdorja ne seline e PS ne Berat dhe, ne kembe e i inatosur me tha ballazi:

PSE ME KE HEQUR TI NGA KOMISIONI I QENDRES SE VOTIMIT?

Atekohe ishte 63 vjec, pak me zemer e pak me tension,

lodhur prej nje mali me dhimbje por kurre i mposhtur!

E pyeta:

A mundesh?

Po- tha. Por une nuk pyetem tani- vijoi, para se te dergoje komisioneret ne qender duhej.

I kerkova ndjese dhe aty kuptova se do fitonim zgjedhjet ne ate zone, mbase per here te pare pas shume vitesh. Shkoi ne komisionin e votimit dy dite me pas dhe, nuk levizi qofte edhe nje minute te vetme prej aty. Erdhi, dorezoi materialet e votimit te qendres se tij por nuk iku.

Jam une ne grupin e numeruesve? - me pyeti.

E vendos ti- i thashe, por do te duhet te rrishe ketu gjithe naten.

Do rri-tha, shkoi e u ul ne krye te njërës prej tavolinave te numerimit dhe, nuk levizi prej andej vote pas vote e kuti pas kutie deri ne oren 11.00 te dites tjeter, kohe kur ne ishim gati 3 mije vota me shume se kandidati me i afert. Gjithe naten e shihja me friken se mos nuk ndjehej mire, por ai nuk u dorezua, numeroi cdo vote timen, te Partise Socialiste.

Diku nga mengjesi dikush aty i tha per rezultatet jo te mira ne rang vendi, u deshperua por nuk u terhoq;

Nuk ka gje! Fitojme ketu- tha.

Ky eshte Koloneli Im, Bardhosh Hasani.

Zgjedhjet i kemi fituar keshtu, me BURRA, kurre me rrugece, kurre me para ne dore.

Para e pas 3 korrikut 2005,

eshte nje histori e tere miqesie, une si nje nga djemte e tij e ai si prind (ka moshen e tim eti), mbushur me diskutime e debate per gjithcka, Beratin se pari, librat pa fund qe nuk i lexonte-i perpinte, mbante shenime mbi to e i ndante per te mesuar ke kishte nevoje rreth e rrotull tij. Per vit te ri, keshtu e gjeta, shtrire ne nje perpjekje te fundit per te mundur nje semundje te poshter, por me tavolinen plot me libra e copa letrash mbushur me nje shkrim te qarte e te bukur; shenimet e tij te zakonshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat