Nënkryetari i LSI-së: Fikja e radarëve, Qeveria Rama na turpëroi para NATO-së

Shqipëria

Nënkryetari i LSI-së: Fikja e radarëve, Qeveria Rama na turpëroi para NATO-së

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 17:46
Luan Rama

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar ashpër pas zbardhjes së përgjimeve të bandës së Habilajve.Sipas Luan Ramës, kjo qeveri e bëri Shqipërinë, turpin e NATO-s.

“Kam dy muaj që denoncoj publikisht dhe politikisht faktin që radarët e Forcave Detare dhe ato të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë në punë që prej vitit 2014, por asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar.

Te gjithë kanë heshtur, të gjithë vazhdojnë të heshtin! Dhe ja ku na del nga përgjimet e publikuara, se radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit!

Forca e shembullit: qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s!

Për t’ju shërbyer trafikantëve, është cënuar rëndë siguria kombëtare, është cënuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s? Hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë”, shkruan Luan Rama në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat